Ku ndodhemi!

Objekti që propozohet kufizohet në pjesën veri-perëndimore me rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe në pjesën veri-lindore me rrugën sekondare “Kujtim Laro”, kurse në pjesën perëndimore parashikohet hapësirë e gjelbërt dhe në atë jugore Institucion Arsimor.

Zhvillimi i ri i parashikuar nga kjo fazë e PDV-së do të bazohet në rregulloren e PPV- së, ligjin për “Planifikimin e territorit” (i ndryshuar) dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, përsa i përket ruajtjes së distancave, deklaratave etj.

Përshkrimi i gjendjes ekzistuese

Parcela e marrë në studim ndodhet në njësinë strukturore 303, në nën-njësinë A2. Sipas studimit, kjo zonë është e destinuar për rizhvillim.

  • Godina e re e propozuar duhet të jetë me destinacion  banim
  • Zona ka nevojë për rikualifikim të hapësirave të gjelbërta

Në shkallë më të gjerë, kjo e kthen zonën në një pol shume të rëndësishëm për qytetin, jo vetëm nga pozicionimi por dhe nga formulimi dhe miksimi i funksioneve publike me ato private.

Përshkrimi i konceptit urbanistik dhe projektit arkitektonik

Në aspektin urban, objekti i ri që propozohet nëpërmjet trajtimit volumetrik dinamik të tij konkretizon formulimin e konteksit urban ku ndodhet parcela. Ky volum perceptohet i lehtë dhe dinamik nga akset rrugore që e kufizojnë duke realizuar një   linjë interesante silueti urban.

Projekti përpiqet të shfaqë në arkitekturë natyrën e një objekti rezidencial, human, me volume të dallueshme qarte edhe nëpërmjet aplikimit të kontrastit të ngjyrave.

Lëvizja me siluetin si në plan dhe në altimetri, tenton të realizojë nje linje te vazhdueshme e cila konturon dhe sheshin e brendshem qe formohet.

Banimi realizohet në 9 katet e sipërme. Janë poziconuar tre nukle shpërndarëse shkallë-ashensor. Secili nukël bën shpëndarjen në pesë apartamente me hapësira të bollshme dhe një pozicionim të kendshëm e optimal.Objekti përbehët prej 3 sesionesh, të ndara në fugat respektive për një qëndrueshmëri të lartë sizmike, të projektuar nga konstruktorë të kualifikuar dhe me përvojë.

Arkitektura bashkëkohore dhe funksionale e godinës, lejon zhvillimin e apartamenteve me hapësira të mëdha, linja të drejta dhe kuadratike,funksionale dhe të lehta per mobilim.

Ai do të ofrojë tipe të ndryshme apartamentesh si 1+1, 2+1, 3+1 dhe 4+1 ose të ashtëquajtuar lofte te zhvilluara në katet e fundit të ndertesës, duke bërë projektimin ambiental simbioz të tij.

  • Projektim ambiental
  • Pasi ¾ e apartamenteve janë të orientuar Lindje, Jug dhe Jugperëndim
  • Fasada do të detajohet me elemente dhe sisteme izolimi dhe termike.
  • Ndricimi në apartamente është natyral dhe në aparamentet e 2+1 dhe 3+1 njëra nga tualetet merr gjithashtu ndricim dhe ajrosje natyrale.
  • Llozhat dominojnë në këtë objekt duke reduktuar të ftohtin dhe erërat në pjesën veriore.

Objekti ofron 1 ashensor në kat, për një kapacitet apartamentesh prej 5 apartamenesh në kat, si dhe shkallët e emergjences të cilat përbëjnë risi nga ndërtimet që bëhen rëndomte në qytetin tonë, pasi janë të pajisura me dyer anti- zjarr.

Vetratat panoramike lejojnë hyrjen e diellit dhe ajrit, së bashku me pamjen e bukur që ofron kompleksi.

Objekti i ri zhvillohet linearisht përgjatë rrugës “Kongresi i Manastirit” dhe rrugës “Kujtim Laro”. Në pjesën jugore krijohet nga vetë morfologjia e volumit një hapësirë rekreacioni.

Aksesi në parkim realizohet nga një rampë e pozicionuar nga rruga “Kujtim Laro”.

Parkimi realizohet në dy kate nëntokë.

Në katin përdhe janë pozicionuar hapësira shërbimesh shumë lehtë të aksesueshme.

Ndërkohë kati i parë është parashikuar në funksion të  zyrave.

Ndertesa ndodhet në një zone më përbërje demografike kryesisht homogjene, për një jetesë të rehatshme dhe jetë komunitare të pasur. Hapësirat rekreative, të cilat janë mungesë në Tiranë, janë Prioriteti ynë. Ky objekt dhe objektet që do të pasojnë, do të kenë hapësira të lira për komunitetin, norma dhe distanca Urbanistike.

Për më shumë informacion apo rezervime të hershme, kontaktoni me zyrën e shitjes !

Na kontaktoni